RRETH NESH

Historia e Hotelit Tonë
Që nga hapja e tij në vitin 2009, Resorti ynë ka qenë një destinacion i veçantë për pushuesit që kërkojnë qetësi, rehati dhe argëtim në çdo hap. I ndërtuar me pasion dhe vizion, resorti është kthyer në një oazë të mikpritjes ku tradita dhe moderniteti bashkohen në mënyrë harmonike
Gjatë këtyre viteve, kemi zhvilluar një ambient që i ofron çdo vizitori më shumë sesa një qëndrim. Në resort mund të gjeni dhoma për çdo nevojë, nga ato të thjeshtat e deri te suitat presidenciale. Resorti është i pajisur me Pishina moderne, Fushë kalërimi, Pistë të kartingut, kënde lojrash për fëmijë etj…
Me një përkushtim të pandalshëm ndaj cilësisë dhe mikpritjes, resorti ynë vazhdon të zgjerohet.
Mirë se vini në vendin ku relaksi, argëtimi dhe eleganca bashkohen. Mirë se vini në shtëpinë tuaj të dytë.
Agron Krasniqi...the Owner
Çfarë thonë klientët
Shërbimet Kryesore
Parkim Privat
Parkim privat i siguruar 24/7, me hyrje të dedikuar, vende të rezervuara dhe qasje të lehtë pranë hyrjes së hotelit.
Wi-Fi me Shpejtësi të Lartë
Wi-Fi me shpejtësi të lartë, i qëndrueshëm dhe i disponueshëm në çdo cep të hotelit për një përvojë pa ndërprerje.
Restaurant
Restorant ekskluziv me menu të kuruar nga shefa profesionistë, që ofron shije të jashtëzakonshme dhe një atmosferë elegante.
Pishinë Luksoze
“Pishinë e pastër dhe e mirëmbajtur, ideale për relaksim dhe çlodhje në çdo moment të ditës.
Pyetjet më të Shpeshta
Nuk gjetët përgjigjen për pyetjen tuaj në listë? Na kontaktoni dhe ne do t’ju ndihmojmë me kënaqësi.
Mysafirët mund të anulojnë rezervimin pa pagesë deri në një periudhë të caktuar para datës së mbërritjes. Anulimet e bëra pas këtij afati mund të kenë tarifë shtesë ose pagesë të plotë të natës së parë, në varësi të kushtit të rezervimit.
Ne ofrojmë mënyra të ndryshme dhe të sigurta pagese për t’ju garantuar një proces rezervimi të thjeshtë dhe të përshtatshëm. Mysafirët mund të kryejnë pagesat me kartë krediti, kartë debiti, transfertë bankare ose në recepsion gjatë mbërritjes, në varësi të preferencës dhe politikave të rezervimit.
Për rezervimet online, një kartë valide kërkohet për të garantuar qëndrimin. Disa tarifa të veçanta mund të kërkojnë pagesë paraprake ose të plotë gjatë momentit të rezervimit.
Check-in fillon nga ora 14:00, ndërsa check-out duhet të kryhet deri në 10:00. Nëse dëshironi të bëni hyrje të hershme ose dalje të vonuar, ju lutemi na njoftoni paraprakisht — mund të ofrohet në varësi të disponueshmërisë dhe mund të ketë tarifë shtesë.
Hoteli ynë ofron akses të përshtatshëm për persona me aftësi të kufizuara, duke siguruar komoditet dhe lehtësi në të gjitha hapësirat kryesore.

